Një aksident rrugor në Tiranë ka lënë të vdekur 73 vjeçari Sali Cana i cili u përplas nga një autobus i Unazës, tek rruga ‘Ferit Xhajko’.
Nga të dhënat e fundit rezulton se, ngjarja ka ndodhur pranë “Farmacisë 10”, ku këmbësori është përplasur nga autobusi i Unazës.
Patrulla policore të ndodhura aty pranë kanë vajtur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë arrestimin e drejtuesit të automjetit, shtetasit Aleksandër Prenga.












