Merr flak një autobuz me turistë shqiptarë në bord në autostradën A14 që lidh provincën jugore të qytetit të Peskarës meatë të Ortones në Itali.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, në kilometrin 403 në drejtim të Tarantos. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrëfikëse dhe të policisë rrugore nuk ka pasur dëme për pasagjerët shqiptarë.
Për disa orë kjo pjesë e autostradës u bllokuar nga trafiku i rënduar që shkaktoi kjo ngjarje.











