Ne foto, Albin Kurti duke hedhur gaz lotsjelles ne Parlament

Forcat policore jashte Kuvendit te Kosoves ne perleshje me protestuesit
Seanca plenare e parlamentit të Kosovës është shtyrë sërish pasi Albin Kurti hodhi sërish gaz lotësjellës pak minuta para mesit të natës në kohën kur Kryeparalamentari Veseli ka nis seancën e Kuvendit
Deputetët e opozitës të pajisur me bilbila kanë penguar fillimin e seancës po ashtu.
Ka pasur tension edhe në ambientet jashtë Kuvendit. Policia Kosovës ka ndërhyrë dhe e ka larguar masën nga aty, pasi aktivistët kanë sulmuan policinë me koktej molotovi dhe gurë.
Në qytetin e Prishtinës janë shtuar masat e sigurisë.
Fatmir Limaj, një ndër drejtuesit e partive opozitare të Kosovës ka deklaruar se qeveria duhet të kuptojë që këtu ka krizë politike.Këta po mundohen të tregojnë forcën përmes policisë. Por unë i bëj apel Policisë, mos të bëhen instrument politik i këtyre njërzve. Këtu duhet zgjidhje politike, jo policore” ka deklaruar Limaj.












