Koreja e Jugut po përballet me një krizë vetëvrasjesh teksa një numë i madh i njerëzve po bien në depresion për shkak të presioneve të jetës moderne dhe po vrasin veten.
Statistika e trishtuar se 40 persona vrasin veten çdo ditë po fajëson shoqërinë e vendit, ku të rinjtë janë nën presion të vazhdueshëm që të kenë sukses, ndërsa mosha e mesme dhe të moshuarit ankohen gjithnjë për barrën financiare.
Por me një përgjigje të çuditshme ndaj epidemisë së rritjes së vetëvrasjeve në vend, shkollat e çuditshme “vdekje me përvojë” janë duke u ngritur për të mësuar nxënësit në depresion të vlerësojnë përsëri jetën, duke u treguar atyre se si duket të jesh i vdekur.












