Si rezultat i një pune intensive hetimore të kryet nga Specialistët e Hetimit te Krimeve te komisariatit të policisë Elbasan, u finalizua me sukses operacioni “I vetmuari”. Në saj të këtij operacioni u bë e mundur të dokumentohet dhe kapet autori i dyshuar i grabitjes se lekëve në posten shqiptare në datën 15 tetor 2015 në pedonalen në afërsi të stadiumit të qytetit të Elbasanit.
Nga hetimi ka rezultuar se, Marcelo Kuqja, 40 vjeç nga fshati Marinëz Elbasan, i vetëm, i maskuar nëpërmjet kërcënimit me një send si ato të armeve të zjarrit automatike ka arritur të grabisë në zyrën e postës shqiptare, duke marrë një shumë lekësh rreth 1.500.000 lekë duke u larguar në këmbë në lagjet e qytetit dhe më pas jashtë tij.
Gjate kontrolleve të ushtruara nga policia këtij shtetasi iu sekuestrua një automjet Benz “C Class” me targa AA 874 MJ, qe sapo kishte blerë në shumën 4 mijë Euro.
Në banesat e tij në fshatin Marinëz por edhe në lagjen “11 Nëntori” janë gjetur dhe sekuestruar: Çanta që ka shërbyer për transportin e parave para dhe pas grabitjes; Rrobat e përdorura, doreza plastike dhe një kapele sportive.
Materialet kaluan në Prokurori për veprën penale të parashikuar nga neni 140 i Kodit Penal.











