• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Deputeti i Bundestagut: Hetim ndërkombëtar dekriminalizimit, kam dyshime për rezultatet që paraqiten nga qeveria

admin by admin
24 October, 2015
in Politika
0
Deputeti i Bundestagut: Hetim ndërkombëtar dekriminalizimit, kam dyshime për rezultatet që paraqiten nga qeveria
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në një intervistë ekskluzive për ABC News, Gunther Krichbaum, kryetar i komisionit të çështjeve europiane në Bundestag, ripërsërit kërkesat e ndërkombëtarëve për qeverinë shqiptare. Të rëndësishme sipas tij mbeten progresi në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe reformimi i sistemit të drejtësisë. Këto janë arsyet përmendi kreu i Bundestagut, që nuk mund të kërkohet hapje e negociatave për Shqipërinë.
Ai propozoi  edhe hetime ndërkombëtare, për rastet e përfolura të deputetëve shqiptarë me të dhëna kriminale.
“Kam dyshimet e mia për rezultatet që paraqiten aktualisht nga qeveria. Nëse tregohem i drejtpërdrejtë, ato kanë ngjyrime jo bindëse. Ne nuk duam të shohim një mjegullnajë, por një tablo të qartë të rrethanave “, u shpreh midis të tjerave, deputeti i Bundestagut.

Sa e vështirë është të bindeni kolegët tuaj në Bundestag për hapjen e negociatave të Shqipërisë, kur thuhet se në Parlamentin shqiptar ka 19 raste deputetësh me të dhëna kriminale?
Gunther Krichbaum:
“Ne jemi në favor të  zgjerimit, sepse kjo ofron më shumë stabilitet në rajon. Së shpejti, do të shqyrtojmë hapjen e kapitujve 35 dhe 32 në kuadrin e negociatave të anëtarësimit me Serbinë dhe jam optimist që kjo do të realizohet në fund të vitit. Pika tjetër e axhendës është Shqipëria. Shqipëria është një vend kandidat, por vendi duhet të realizojë reformat, pasi hapja e negociatave nuk është automatike. Qeverisë i kërkohet  të bëjë progres të dukshëm në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe reformimin e sistemit të drejtësisë. Ne duam të shohim një sistem drejtësie të pavarur, krijimin e strukturave të besueshme  dhe forcimin e shtetit ligjor. Në të gjitha këto, ne jemi shumë larg hapjes së negociatave. Qeveria shqiptare duhet të tregohet ambicioze në realizimin e reformave, që ne të konsiderojmë hapin e ardhshëm të integrimit. Ajo që përmendët në pyetjen tuaj përbën një pikë shumë të ndjeshme për ne. Në duam të shohim dekriminalizimin e Parlamentit të Shqipërisë. Prezenca e deputetëve me të dhëna kriminale në Kuvend është e papranueshme. Këto raste duhet të trajtohen nga drejtësia. Përndryshe hapja e negociatave nuk mund dhe nuk do të ndodhë”.

Deputetë të Parlamenti Europian janë shprehur se lajmet që vijnë shpeshherë nga Shqipëria janë shokuese dhe se situata në Shqipëri ngjan me filmat me kauboj:  Një deputet shqiptar që shtinë mbi qytetarët, një tjetër që ka qenë i burgosur për drogë dhe i akuzuar për vrasje, një tjetër që godet deputetët e opozitës në Kuvend, për mos t’u ndalur te akuzat e korrupsionit. Si janë parë këto ngjarje në gjirin e Bundestagut?
Gunther Krichbaum:
“Sigurisht që duket shumë e çuditshme. Kjo është e qartë. Por nga ana tjetër, është e rëndësishme të zhvillohen hetime neutrale, objektive dhe të besueshme. Në rastet kur autoritetet nuk janë në gjendje që të kryejnë hetime të tilla, atëherë  lind nevoja për hetime ndërkombëtare. Ne duhet të dimë ekzaktësisht se ç’ka ndodhur për çështje të ndryshme dhe ç’është më e rëndësishmja që fajtorët të çohen para drejtësisë”.

Ju përmendët hetim ndërkombëtar në rastin e dekriminalizimit ? E keni fjalën për një mbështetje ndërkombëtare për të hedhur dritë mbi ngjarjet apo flisni vërtet për hetim?
Gunther Krichbaum:
“Kam dyshimet e mia për rezultatet që paraqiten aktualisht nga qeveria. Nëse tregohem i drejtpërdrejtë, ato kanë ngjyrime jo bindëse. Ne nuk duam të shohim një mjegullnajë, por një tablo të qartë të rrethanave . Madje, besoj, që edhe qytetarët e Shqipërisë duhet të jenë të interesuar për të pasur një rezultat të besueshëm dhe si rrjedhim ndoshta është në interesin e vetë qeverisë për të kërkuar hetime ndërkombëtare nga institucione apo organizata ndërkombëtare që merren me verifikimin dhe vëzhgimin e procesit”.

Për të marrë vendimin tuaj në Bundestag për hapjen e negociatave të anëtarësimit, ju bazoheni në raportin e Komisionit Europian. A është ky raport që përcakton vendimin tuaj, pasi shpeshherë krijohet përshtypja që shtete anëtare janë shumë më të ashpra sesa Komisioni Europian në qëndrimin e tyre?
Gunther Krichbaum:
“Ne mbledhim informacionet tona, gjatë vizitave në Shqipëri, përmes kontakteve me institucionet apo organizatat joqeveritare. Raporti i Komisionit Europian është një prej raporteve të shumta mbi të cilat ne bazohemi. Ne marrim në konsideratë raportin e Bankës Botërore për klimën e biznesit në Shqipëri apo Transparency International për luftën kundër korrupsionit si dhe  raportet tona. Pra, duke u bazuar në të gjitha këto, ne krijojmë një tablo të plotë për vendin, në bazë të të cilës vendosim nëse duhen hapur ose jo negociatat. Pra, raporti i Komisionit Europian nuk është i vetmi, ndonëse i rëndësishëm por sërish jo i vetmi raport i rëndësishëm. Janë parlamentet e  shteteve anëtare që vendosin, nëse duhet dhënë drita jeshile apo jo për hapjen e negociatave,. Qeveria gjermane duhet të kërkojë aprovimin e Bundestagut për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Unë aktualisht nuk mund t’i rekomandoj kolegëve të mi në komisionin e çështjeve europiane, që jep edhe orientimin e qëndrimit të Bundestagut dhe as kolegëve të mi të tjerë në Bundestag hapjen e negociatave me Shqipërinë për arsyet që përmenda. Dhe pa aprovimin e komisionit tonë nuk mund të ketë hapje negociatash. Qeveria gjermane është e detyruar të kërkojë aprovimin e Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave .

Ka pasur një komunikim nga autoritetet shqiptare që Gjermania ofron mundësi për punëtorët e kualifikuar shqiptarë në Gjermani? Kryeministri shqiptar para pak javësh deklaroi se ka një ofertë për 200 shqiptarë të kualifikuar që të punojnë në Gjermani. A  do të thotë kjo që ne mund të shkojmë drejt një përcaktimi të kuotave për qytetarët e kualifikuar shqiptarë, apo është një ofertë e vlefshme vetëm për një herë ?
Gunther Krichbaum:
Së pari, azilkërkuesit shqiptarë nuk kanë asnjë lloj perspektive që të pranohen në Gjermani. Ata refuzohen në 99,9 % të rasteve. Kjo pasi ne na duhet të krijojmë kapacitetet nevojshme për personat që vijnë nga luftërat dhe konfliktet dhe kanë të drejtë për mbrojtje ndërkombëtare siç është rasti i refugjatëve në Siri. Bombat ruse po prekin dhe civilët në Siri. Lidhur me kuotat, duhet të bëjmë të qartë, që nëse ka vende pune të lira në Gjermani për qytetarë jogjermanë, këto vende i rezervohen qytetarëve të kualifikuar të shteteve anëtare. Shqipëria nuk është shtet anëtar. Do të duhen vite derisa Shqipëria të bëhet anëtare. Gjatë kësaj kohe është shumë e rëndësishme përgatitja e Shqipërisë për anëtarësimin, pasi kur bëhesh anëtar ka një konkurrencë shumë të madhe brenda. Shqipëria duhet të forcojë strukturat shtetërore dhe të krijojë klimën e nevojshme të biznesit dhe sigurinë ligjore  për të thithur investime e huaja. Mua më duket, se ajo që i shërben interesit të Shqipërisë nuk është që të dërgojë punëtorët e saj të kualifikuar në Gjermani, por të mos lejojë rrjedhjen e trurit, duke tërhequr bizneset e huaja të vijnë në Shqipëri për të krijuar vende të reja pune.

Previous Post

Podgoricë, sulmohet me gurë Ambasada Shqiptare, nuk ka të lënduar

Next Post

Çunat e krimit ju rrëmbejnë rrushin fshatarëve dhe pjekin raki në drejtorinë e Policisë!

admin

admin

Next Post
Çunat e krimit ju rrëmbejnë rrushin fshatarëve dhe pjekin raki në drejtorinë e Policisë!

Çunat e krimit ju rrëmbejnë rrushin fshatarëve dhe pjekin raki në drejtorinë e Policisë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.