Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Vlorës ku shtetasi Fotaq Gori 58 vjeç është futur në banesën e një 67 vjecareje dhe ka tentuar të kryej mardhënie seksuale me dhunë.
Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur me 18 tetor 2015, rreth orës 01:00, në fshatin Zvërnec, por është raportuar vetëm sot nga blutë, pasi këta të fundit kanë mundur të identifikojnë dhe arrestojnë autorin.
Bëhet fjalë për shtetasin Fotaq Gori, banues në lagjen “1-Maji”. Gori u arrestua nga blutë pranë një bunkieri midis aksit rrugor “Triport-Zvernec”. Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritur”.











