Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë 32 vjeçarin Klodjan Pasho për vjedhje me dhunë . Pasho është banues në lagjen “Partizani” Vlorë . Ditën e djeshme gjatë natës ky shtetas ka vjedhur një automjet tip “Fiat” me targë VL7210B, në pronësi të shtetasit: A.L., 43 vjeç, në lagjen “10-Korriku”.
Më pas Pasho ka marrë automjetin dhe ka shkuar tek karburanti “Enea” në periferi të qytetit të Vlorës dhe e ka furnizuar automjetin e vjedhur, me 30 litra benzinë. Ai ka kërcënuar punonjësin me një sëpatë që e mbante në dorë dhe është larguar në drejtim të fshatit Xhuerinë. Sipas njoftimit të policisë së Vlorës, Shërbimet i janë vënë në ndjekje të tij dhe kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit si dhe arrestimin e tij në flagrancë, pranë një kanali, në fund të fshatit Xhuerinë. Ndërkohe Policia ka sekuestruar, një automjet tip “Fiat”, me targë: VL7210B dhe sëpatë, në cilësinë e provës material.












