Pasi janë kontrolluar 50 banesa kanë rënë në pranga 14 persona të shpallur në kërkim nga Policia për vepra penale të ndryshme si : ”Plagosja e rëndë me dashje”, “Kanosje”, ’’ Shpërndarje dhe Shitje të Lëndeve Narkotike “Vjedhja“, “Vjedhje Banesash”, “Drejtim automjeti ne mënyre te parregullt”, “Vjedhjes të energjisë elektrike” e të tjera.
Në këtë operacion u angazhuan 207 forca Policie si edhe 4 grupe FNSH-je. Bazuar ne planin operacional janë përfshirë të gjitha komisariatet e Policisë së Tiranës dhe Kavajës si edhe Sektoret e Drejtorise të cilat kanë kryer kontrolle të vazhdueshme .
Aksioni do te vazhdoje edhe ne ditët ne vijim.











