Drejtuesit e koalicionit qeveritar Edi Rama dhe Ilir Meta zhvilluan një bisedë tek vila 31 në prani edhe të kryetarit të grupit parlamentar të PS-së dhe LSI-së, respektivisht Gramoz Ruçi dhe Petrit Vasili.
Po ashtu në takim morën pjesë edhe kreu i komisionit të Ligjeve, njëherësh kryetari i komisionit për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafa dhe ministri i Drejtësisë Nasip Naço.
Takimi zhvillohet para raportimit të Xhafajt në Komisionin e Venecias lidhur me reformën në drejtësi dhe ndryshimet e pritshme kushtetuese në të paktën 16 nene të saj.
Meta tha se prezantimi i drafiti do të përbëjë një hap pozitiv dhe ne po presim Komisionin e Venecias të shprehet që cështjet të vijojnë. Lidhur me komisionin për dekriminalizimin ai tha se është PD që e ka anashkaluar komisionin.
PS dhe LSI nuk kanë përputhje në propozimet e tyre për reformën. LSI ka depozituar vërejtjet e saj për draftin e reformës, vërejtje të cilat mund të krijojnë përcarje brenda mazhorancës kur të vijë fjala për të kaluar ndryshime në ligj me 2/3 apo në Kushtetutë me ¾ e votave.











