Dashi
Do i merrni gjerat seriozisht sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia me partnerin do jete me e mire. Asnjeri nuk do kërkojë gjera te pamundura përkundrazi te dy do jeni realiste. Beqaret nuk do kenë asnjë mundësi për te gjetur personin ideal edhe pse do bëjnë te pamundurën. Ne planin financiar duhet te këshilloheni me disa specialiste para se te bëni investime te mëdha.
Demi
Jeta juaj ne çift nuk do ece aspak ashtu si ju keni dashur. Ne çdo moment mund te lindin mosmarrëveshje te forta për shkak te kokëfortësisë qe do tregoni te dy palët. Beqaret duhet te tregohen ende te duruar nëse duan te gjejnë personin qe do ju përshtatet ne çdo pike. Nëse tregoheni impulsive me shpenzimet gjerat ne planin financiar kane për t’iu ecur keq.
Binjakët
Dite pasionante do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne çdo moment do mundoheni te përgatisni surpriza ne mënyrë qe ta kënaqni partnerin. Edhe ai do beje te njëjtën gjë si ju. Beqaret do bëjnë mire te mos pranojnë me sy mbyllur çdo ftese sepse do lëndohen me pas. Ne planin financiar tregohuni me te arsyeshëm dhe gjithçka do ju ece si duhet.
Gaforrja
Pika me e forte e lidhjes suaj është respekti i madh qe keni për njeri-tjetrin. Kjo do beje qe edhe sot gjithçka te jete e qete dhe pa probleme. Beqaret do e kenë te vështirë ta ndryshojnë statusin kështu qe sado qe te mundohen nuk do ja dalin dot. Financat nuk do jene te këqija sepse ne çdo moment do jeni te matur dhe do mendoni edhe për te ardhmen.
Luani
Dite shume e trazuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për asgjë dhe do keni debate te vazhdueshme. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Gjithsesi nuk do ndihen aspak keq sepse do kenë pranë miqtë. Buxhetin do dini si ta menaxhoni dhe gjendja do vazhdoje te mbetet e kënaqshme.
Virgjëresha
Dite e zakonshme dhe pa asnjë te re do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Merrini gjerat si t’iu vijnë pa menduar për te nesërmen. Beqaret nuk do jene aspak ne humor për te kërkuar dashurinë dhe do vazhdojnë te mbeten te vetmuar. Gjendja e financave nuk do jete aspak e mire kështu qe do ju duhet patjetër te merrni para hua për t’ia dale mbanë.
Peshorja
Do jeni shume me te përgjegjshëm sot juve qe jeni ne një lidhje dhe do i zgjidhni një e nga një te gjitha problemet qe keni pasur. Beqaret do kenë plote mundësi për aventura kalimtare, por fatkeqësisht asnjë për lidhje serioze. Do jete ne dorën e tyre nëse do përfitojnë apo jo. Jupiteri do jete planeti qe do ndikoje se tepërmi tek sektori i financave dhe do ua përmirësoje ato.
Akrepi
Dite shume problematike do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni kokëfortë dhe inatçi te mëdhenj. Pasojat do i vuani ju, por kur t’i kuptoni gabimet do jete vone. Beqaret do bëjnë mire te qëndrojnë larg personave qe me pare kane tradhtuar sepse do vuajnë edhe vete. fatmirësisht financat do mbeten te kënaqshme. Nuk do keni për çfarë te qaheni.
Shigjetari
Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin tuaj sot dhe nuk pritet te keni mosmarrëveshje te forta me te. Do ndiheni goxha mire. Beqaret do kërkojnë persona qe t’ua shprehin edhe me fjale dhe me gjeste ndjenjat, por mundësitë për t’i gjetur ato do jene te pakta. Ne planin financiar bëni te gjitha përpjekjet e mundshme qe ta stabilizoni situatën sepse me kalimin e kohës gjerat përkeqësohen.
Bricjapi
Nuk do jete aspak dite e mire për te dashuruarit kjo e sotmja. Komunikimi do jete goxha i vështirë për t’u rivendosur serish dhe mosmarrëveshjet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do bëjnë mire te tregohen te rezervuar nëse duan te gjejnë personin e duhur. Nëse mendoni te shpenzoni sa te mundeni sot për te kënaqur veten duke mos menduar për te nesërmen do keni probleme serioze.
Ujori
Mos ëndërroni me shume nga sa duhet sot juve qe jeni ne një lidhje sepse realiteti do ju duket akoma me i trishtë nga sa mund te jete. Beqaret do njihen mire me një person dhe do fillojnë me te një lidhje serioze. Çdo gjë ka për te qene me ndryshe. Ne planin financiar do jeni me fat. Do kryeni shpenzimet e domosdoshme dhe arrini te hiqni edhe para mënjanë.
Peshqit
Do jeni te ëmbël, shprehës, por edhe impulsive e te paduruar gjate kësaj dite ju te dashuruarit. Gjithsesi pritet qe gjerat t’iu ecin mire. Beqaret do jene ne humor te mire dhe do pranojnë te dalin neper takimet qe do ftohen. Me shume gjase kane për te filluar shpejt një lidhje. Ne planin financiar do keni goxha përmirësime për shkak te projekteve fitimprurëse qe keni përmbyllur me sukses.












