Sipas Policisë së Kukësit është arrestuar 42 vjeçari Enver Tocilla banues në Novosej të Kukësit, pasi këtij shtetasi i janë kapur 16 krerë viça që nuk kishin dokumentacion përkatës. Shtetasi është kapur në Tunelin e Kalimashti ku ishte duke drejtuar mjetin“Mercedes-Benz”, me targa 04-876-AI dhe duke transportuar 16 viça, policia dyshon se ato janë kontrabandë dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.












