Edi Rama ka sulmuar sot Kontrollin e Lartë të Shtetit (KLSH) ndërsa indirekt ka marrë sërish në mbrojtje ministrin e Energjetikës Damian Gjiknurin, të kallëzuar në prokurori.
“Qeveria nuk do i marrë leje KLSH-së, për të çuar apo jo CEZ në arbitrazh. Qeveria është sovrane dhe vendos vetë”, u shpreh Edi Rama nga podiumi i Kuvendit.
Duke ju rikthyer kallëzimit penal të KLASH në Prokuroi për ministrin Damian Gjiknuri, Edi Rama mori në mbrojtje atë duke u shprehur se, “pretendimet e KLSH, nuk përcaktojnë bazën, dokumentin zyrtar që i referohet”.











