Policia greke shkatërroi një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës .Në pranga ranë dy shqiptare dhe 2 greke. Gjatë operacionit të policisë u sekuestruan 12.6 kg heroine, 14 kg kanabis në forme çokollate dhe mbi 9 kg kanabis te papërpunuar. Sipas policisë greke,vlera e drogës se sekuestruar kap shifrën e 1 milion eurove. Përveç lendeve narkotike, te arrestuarve iu gjeten dhe sekuestruan edhe 62 mije e 900 euro dhe 3 automjete.












