• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

29 “Jaguar”, Qeveria, tender sekret dhe pa garë për makina luksi

admin by admin
22 October, 2015
in Tetor_Dhjetor_2015
0
29 “Jaguar”, Qeveria, tender sekret dhe pa garë për makina luksi
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në kulmin e krizës dhe në kohën kur buxheti është shkurtuar për shkak se financat nuk arrijnë dot të mbledhin të ardhurat në arkën e shtetit, qeveria ka gjetur kohën për të pajisur me 29 automjete luksoze personalitetet e larta. Me anë të këtij vendimi, Këshilli i Ministrave i ka ngarkuar si detyrë Gardës së Republikës që të zhvillojë një tender për marrjen e automjeteve, por pa përcaktuar fondin limit që do t’i zbritet buxhetit.

Në fakt, përpara se të miratohet shuma e parave që duhet të vihet në dispozicion, Garda, së bashku me përfaqësues nga Ministria e Transporteve duhet fillimisht të përcaktojnë detajet teknike dhe llojin e automjeteve, më pas kostoja për blerjen e tyre i ngarkohet institucioneve, të cilat do t’i përdorin. Pjesa më e madhe e makinave që do të blihen janë të tipit “jaguar” me fuqi motorike të mëdha, ndërkohë që specifikimet janë nga më absurdet.

Në dosjen e siguruar nga Vizion Plus, ku jepen detajet e mjeteve që do merren, renditen opsionet e makinës, që nga numri i cilindrave, xhamat e errësuar e deri te timoni multifunksional me 3 krahë dhe aplikacione alumini apo airbagë te dritaret dhe sinjalizues për presionin e gomave.

Vlera e këtij lloji automjeti, në faqen zyrtare të kompanisë që i prodhon, pa llogaritur opsionet ekstra, nis nga 95 mijë dollarë. E kontaktuar nga Vizion Plus, Garda e Republikës u shpreh se nuk mund të nxirrte dot fondin që i duhet ministrive për të paguar makinat, sepse informacioni është i klasifikuar, por burimet në këto dikastere thonë se pagesa do të bëhet përgjatë 4 viteve, duke qenë se nuk mund të sigurojnë menjëherë të gjithë shumën brenda një viti.

Ndryshe nga shumë tendera të tjerë, ky tender do të zhvillohet në diskrecion të plotë dhe jo përmes Agjencisë së Prokurimeve Publike. Garda thotë se procedura është sekrete për shkak të sigurisë të personaliteteve të larta, por në fakt e shkuara jep fakte të tjera.

humë automjete në vitet e mëparshme edhe pse kanë qenë për funksionarët e lartë janë marrë me tender të hapur. Edhe pse mjaft qeveri, madje dhe ato të vendeve më të zhvilluara ekonomikisht, kanë shkurtuar ndjeshëm buxhetet për këto lloje shpenzimesh, Shqipëria bën të kundërtën, i rrit ato.

Mjafton këtu të kujtojmë rastin e Gjermanisë, ku kancelaria Angela Merkel përdor një automjet të thjeshtë, dhe jo “Jaguar”.

Previous Post

Suedi, vret me shpatë si stërgjyshërit një mësuese dhe një nxënës

Next Post

POLEMIKAT/Votimi në Parlament, fiton avokati i Mark Frrokut,Gramoz Ruci fyen Ristanin

admin

admin

Next Post
POLEMIKAT/Votimi në Parlament, fiton avokati i Mark Frrokut,Gramoz Ruci fyen Ristanin

POLEMIKAT/Votimi në Parlament, fiton avokati i Mark Frrokut,Gramoz Ruci fyen Ristanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.