Gate Mahmutaj, një prej të arrestuarve dhe të akuzuarve për kultivim dhe trafikim droge në Lazarat, kërkon gjykim shkurtuar. Kërkesën e tij ai e ka bërë sot gjatë seancës gjyqësore. Nëpërmjet kësaj kërkese, ka kërkuar që të zgjidhet çështja në gjendjen që janë aktet.
Te njëjtën kërkesë e kanë bërë edhe 5 të pandehurit e tjerë, një javë më parë. Gjykata ende nuk është shprehur për këtë kërkesë.











