Janë thyer dyert dhe është tentuar të hapet kasaforta në zyrat e Bashkisë së Bilishtit. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe grabitësit janë futur nga dritarja e njërës prej zyrave.
Paraprakisht mësohet se janë kontrolluar të gjitha zyrat e Bashkisë , por ende nuk dihet se çfarë është vjedhur në institucionin vendor. Ndërkohë blutë po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.












