Media e njohur britanike “Copa 90” ka publikuar një dokumentar të zhvilluar në Shqipëri disa ditë përpara ndeshjes Shqipëri-Serbi. Protagonistë të dokumentarit me titull “Armët, dronët dhe djegia e flamurit”, janë Ballist Morina dhe kapiteni Lorik Cana dhe xhirimet janë realizuar në disa vende të ndryshme në Shqipëri.
Në minutën 7:42 sekonda, shfaqet një fragment ku Ballist Morina i tregon gazetarit pistoletën e tij që e mbante për vetëmbrojtje. Ballisti thotë se pistoleta është lodër dhe e mban vetëm për sigurinë e tij.
“Nuk doja të ofendoja serbët. Ishte e rëndësishme për të treguar identitetin. Unë doja që pas dronit, të kontaktoja shokun, që po iki. Në flamur ishte një hartë. Ishte harta e Shqipërisë Etnike. Ky nuk është territori, ky nuk është qëllimi që ne kemi për të kthyer këto territore, është vetëm histori.
Unë dua të porosis serbët që nuk i urrej ata. Por ende kemi një histori të vështirë. Më të vërtetë, unë nuk i urrej serbët”, thotë Morina.











