Foto Ilustruese
Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit për trafikim të lëndëve narkotike nga Kosova në Shqipëri.
“Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar, Morinë, në automjetin e tij tip “Lancia” me targa AA 655 AY, iu gjet dhe iu sekuestrua rreth 47 doza lëndë narkotike e dyshuar si kokainë si dhe një krehër me 7(shtatë) fishekë pistolete, kalibrit 9mm”, njofton policia.
Arrestimi i Klaudio Barxhanit, banues në Tiranë u bë në kuadër të operacionit te koduar “Lancia-1”.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”dhe “Trafikimi i armëve dhe municioneve”.












