I vetmi zë pas vendimit të këshillit të Mandateve që ka reaguar është Jozefina Topalli. Ajo e ka konsideruar kalimin e ceshtjes te Kushtetuesja si një goditje të procesit të dekriminalizimit në politikën shqiptare.
“Kauza e dekriminalizimit sot ka marre nje grusht!
Njelloj si avokati i Frrokut , keshilli i mandateve nen drejtimin e Ilir Metes , me propozimin e maxhorances vendosi mos heqjen e mandatit , sic e parashikon Kushtetuta, te deputetit Mark Frroku, per gjoja interpretim Kushtetues.
Por Gjykata Kushtetuese a shprehet per kete rast nese nuk ka nje vendim te Kuvendit per mandat?
Keshilli i mandateve sot nuk pranoi te ushtroje detyrat qe i ngarkon rregullorja e parlamentit.
Nje gje e tille nuk ka ndodh kurre me pare ne Parlament!
Sot keshilli lau duart si Pilati!”, shkruan Topalli.
Topalli me siguri që në përcaktimin e saj ka përfshirë edhe deputetët e PD që ishin këtë mbledhje dhe nuk kundërshtuan propozimin avokatit Visha.











