• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LULZIM BASHA/ Edi Rama bën regjisorin e estradës pasi fali dhe ndau 600 milionë euro

admin by admin
20 October, 2015
in Politika
0
LULZIM BASHA/ Edi Rama bën regjisorin e estradës pasi fali dhe ndau 600 milionë euro
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot u bëmë dëshmitarë të një shfaqje tjetër me regji qendrore nga ato që Edi Rama ia ka marrë dorën dhe i ka bërë risinë e vetme dhe ritualin më të mërzitshëm të qeverisjes së tij. Një shfaqje, e cila si gjithmonë vjen pasi plasin skandalet, pasi akuzat me fakte dhe argumente të pakundërshtueshme drejtohen ndaj tij dhe ministrave të tij. Nuk jep përgjigje. Nuk lejon transparencën. Ndalon hetimin. Por sa herë që i plasin skandale kemi të garantuar estradën me regjisor personal Edi Ramën. Këtë bëri dhe sot. Rrahu gjoksin para shqiptarëve por nuk u tha asnjë fjalë se pse u grabitën 600 milionë euro, një vit e gjysmë fatura energjie dhe 1 vit pensione të të gjithë shqiptarëve. Pse ndaloi hetimin për vjedhjen e shekullit. Pse nuk pranon sot hetimin ndërkombëtar si instrumentin që ka propozuar opozita për të zbardhur skandalin më të madh të korrupsionit dhe mashtrimit në Europë, sipas vetë avokatëve të qeverisë. Sado kopacë e zare të blejë dhe të pajtojë ne jemi këtu për ti bërë këto pyetje në emër të qytetarëve shqiptarë.
Pse i fale 600 milionë euro CEZ-it?
Pse ndale arbitrazhin?
Pse ndale hetimin për këtë aferë?
Ku janë paratë e shqiptarëve?
Sot, siç e ka bërë zakon, rrahu gjoksin dhe ngriti gishtin e akuzës. Rrahu gjoksin duke thënë se ky ishte një pazar i mirë. Sigurisht që ishte një pazar i mirë dhe madje i ëmbël për të dhe Ilir Metën dhe për ministrat, për thërrimet që kanë marrë. Por në fakt është pakt kriminal, një gur fundosës për financat e vendit, është një peshë e papërballueshme që i shtohet halleve që po u bëhen kapicë shqiptarëve dhe familjeve të tyre anembanë vendit. Por vetëm hallet e shqiptarëve nuk deportojnë dot në atë sallë, të izoluar dhe me regji qendrore. Aty ku ndodhen ata që pasi falën dhe ndanë 600 milionë euro, u vërsulën mbi shqiptarët me kërbaç dhe haraç. Por çfarë bënë me paratë që mblodhën me dhunë dhe padrejtësi, që i morën jetën Qamil Zelës, Llazi Nasit, Gjovalin Lazrit, Arif Dodës, kryefamiljarë që nuk përballuan dot aribraritetin banditesk të OSHEE-së.
 Çfarë i bënë këto para?!
5 miliardë ia japin Carapulit, ndërtuesit të sarajeve të Edi Ramës. Me një tender të bërë enkas për të, me çmim të fryrë dhe ofertuesit më të shtrenjtë dhe ka dy javë që nuk thotë asnjë fjalë por edhe e mbron edhe pse opozita e denoncoi se tenderi ishte me fitues të paracaktuar. Dhe këtë bëri edhe sot. 
 850 milionë lekë i janë dhënë Safet Gjicit, kandidatit të Edi Ramës për bashkinë e Kamzës.
340 milionë lekë i janë dhënë Pjerin Ndreut, deputetit të Edi Ramës.
Miliona ka marrë edhe kompania e Ilir Beqës.
970 milionë lekë ka marrë kompania e Sadri Abazit.
Para të gjakut të shqiptarëve të dhëna pa tender, pa garë.
Kjo është vetëm maja e ajsbergut, është vetëm një pjesë e aferave në OSHEE me paratë e gjakut të shqiptarëve. Ne po bëjmë një hulumtim të plotë për të zbardhur gjithë skemën mafioze, maskarallëqet dhe ndarjen e milionave me porosi dhe urdhër të Edi Ramës për miqtë e klientët e tij.
Ju garantoj sot, median, qytetarët shqiptarë, nga kjo foltore me përgjegjësi të plotë, se Partia Demokratike do të vazhdojë denoncimet dhe do t’i mbajë  përgjegjës deri në fund këta zullumqarë.
Do ta paguajnë, njësoj siç po i paguajnë sot shqiptarët vjedhjet dhe grabitjet e pushtetarëve.
Hetimi i skemës më të madhe të korrupsionit, i aferës së CEZ është gur themeli për stabilitetin e vendit dhe të ardhmen e tij.
Çdo ditë që kalon pa hedhur dritë e pa bërë transparencë, pa nxjerrë përgjegjësitë dhe pa i vënë para drejtësisë për 600 milionë euro që u janë marrë shqiptarëve, është një kthim pas.
Nuk mundet që Edi Rama të vazhdojë të qeverisë vendin, kur e ka plaçkitur atë me 600 milionë euro.
Nuk mundet Edi Rama të dalë para shqiptarëve, kur u ka marrë nga shtëpia e tyre, nga tavolina e bukës së tyre, nga ekonomia e tyre, nga e ardhmja e fëmijëve të tyre, 600 milionë euro.
Zvarritja e qëllimshme është thellim i kësaj vjedhje.
Provat dhe faktet janë bërë publike, të konfirmuara nga media ndërkombëtare, nga avokatët ndërkombëtarë të qeverisë dhe së fundmi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Qytetarët kërkojnë transparencë, shqiptarë meritojnë drejtësi, opozita ka ofruar instrumentin duke depozituar në parlament projektligjin për hetim ndërkombëtar.
Por transparenca dhe drejtësia po zvarritet nga Edi Rama dhe Ilir Meta.
Janë këta të dy që e ndaluan me ligj hetimin e aferës CEZ. Janë këta të dy që ndaluan ndjekjen e mëtejshme penale të fajtorëve të dërguar për ndjekje penale. Janë po këta të dy që e zvarrisin hetimin ndërkombëtar sepse qëndrojnë kokë e këmbë pas kësaj afere. Nxjerrin pretekste, zvarrisin dhe rrëzojnë kërkesat e opozitës, kërkojnë të fitojnë kohë. Sa më shumë ndodh kjo aq më shumë vetë-denoncohen dhe zhvishen lakuriq para shqiptarëve si autorë të aferës korruptive me 600 milionë euro.
Kanë futur duart në paratë e shqiptarëve, kanë marrë shumën e barabartë me pensionet e një viti, dhe për këtë mega-skandal nuk duan as hetim, as përgjegjësi, as ballafaqim me ligjin.
Sulmojnë opozitën, sulmojnë institucionet e pavarura, sulmojnë median që hetoi mbi skandalin, dhe këdo që kërkon drejtësi dhe transparencë.
Sipas tyre çështja nuk ekziston, 600 milionë euro janë një fjalë goje.
U bë çfarë u bë, ky është qëndrimi që kanë teksa fërkojnë barqet e tyre të nginjura me paratë e vjedhura nga shqiptarët në kufijtë e mjerimit, pamundësisë dhe të mbijetesës.
Edhe kryetari i Kuvendit që u mburr para kamerave, që kur thotë po është po, sot po thotë vazhdimisht jo.
Sigurisht është i kapur, sepse ka pjesën e vet në këtë aferë.
Mbajnë njëri-tjetrin në këtë mëkat ku kanë vendosur martesën e re dhe përkushtimi i tyre është të mbajnë sa më larg hetimin dhe drejtësinë.
Vjedhja është e madhe, është mina e ekonomisë shqiptare.
Kjo aferë i kushton çdo shqiptari për frymë minimalisht 200 euro. E gënjen mendja këta se shqiptarët do paguajnë 200 euro për frymë fatura të konfirmuara, për xhepat e tyre dhe luksin e tyre.
Kjo s’ka për të ndodhur. Paratë do të kthehen, përgjegjësit do të vihen para drejtësisë. Dhe pa ndodhur kjo, as në parlament dhe as në Shqipëri nuk do të ketë as qetësi dhe as stabilitet.

*Deklarata e kryetarit të PD-së

Previous Post

Prokuroria mbyll hetimet, Baba Taku ia futi kot me letrën “për destabilizim”

Next Post

Prokuroria gati sekuestrimin e pasurive biznesmenëve të arrestuar për drogë në Durrës

admin

admin

Next Post
Prokuroria gati sekuestrimin e pasurive biznesmenëve të arrestuar për drogë në Durrës

Prokuroria gati sekuestrimin e pasurive biznesmenëve të arrestuar për drogë në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.