Hapja e dosjeve të zyrtarëve publikë, apo verifikimi i atyre që duan të marrin një post të tillë, do të bëhet deri në 31 mars 2020. Kjo datë do të jetë edhe afti i fundit i “parajsës” për ish-sigurimsat, të cilët garantojnë edhe 5 vjet punë të pa shqetësuar.
Pas këtij afati, “lustracioni” do të jetë i pamundur dhe ligjërisht i palejueshëm për këdo që punon në shtet apo kandidon për një funksion të tillë.
“Autoriteti vë në dispozicion dokumentacion dhe lejon përdorimin e dokumenteve, për qëllime të verifikimit të parashikuar nga shkronja ‘d’, e pikës 1, të këtij neni, deri më 31 mars 2020”, thuhet në ligj. Ligji i miratuar nga parlamenti për “Të drejtën e informimit mbi dosjet e ish-sigurimit të shtetit”, parashikon që tek e drejta për informim mbi këto dosje të përfshihen dhe institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike.












