Mijëra mbështetës të opozitës kanë protestuar sot në mbrëmje në shehsin kryesor të podgoricës kundër qeverisë së Gjukanovicit.
Një nga drejtuesit e protestuesve, shefi i opozitës Andrija Mandic tha se Gjukanovic ka ikur nga Mali i Zi. “Avioni i nis në 16.30, Gjukanovic është larguar nga vendi”, tha Mandic duke iu kërkuar turmave të protestonin të qetë dhe vetëm me flamurin e Malit të Zi.
Opozita i ka vendosur një ultimatum qeverisë që të japë një zgjedhje për qeveri të përkohshme deri të shtunën dhe më pas të përgaditen zgjedhjet e parakohshme.
“Ne kemi një plan për të rrëzuar diktatorin”, i tha turmës Andrija Mandiç. Ai kërkoi partnerit të koalicionit të DPS të lënë qeverinë.












