Një 19-vjeçar i arrestuar, sepse ishte shpallur në kërkim si i dënuar me 3 muaj burg, ka bërë krenar policinë e Vlorës dhe atë të Elbasanit. Kënaqësinë e tyre polica e Vlorës dhe e Elbasanit e kanë shprehur duke e publikuar këtë arrestim në komunikatat e tyre të përditshme.
Në statistikat e Policisë e të ministrisë së Brendshme, ky arrestim, i një hajduti të mbetur në tentativë, i arrestuar edhe për një thikë që dikur e paska mbajtur me vete, do të regjistrohet dyfish, duke dyfishuar suksesin e punës së policisë…












