Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka deklaruar sonte në një intervistë dhënë RTK se në 2016 do të kandidojë për postin e Presidentit të Kosovës.
Në fakt kandidimi për këtë post është edhe pjesë e marrëveshjes mes PDK dhe LDK fill pas zgjedhjeve parlamentare të Kosovës.
Në atë marrëveshje u ra dakord që në këmbim të mbështetjes së një qeverie që drejtohet nga Kryeministri Isa Mustafa i LDK-së, të sigurohet mbështetja në parlament për kandidaturën e Thacit.












