Një burrë ndaloi për të mbushur makinën e tij me karburant në Sidnej të Australisë, por mbeti i shokuar nga ajo çfarë pa. Pas pompës kishte nxjerrë kokën një gjarpër, rreth 3 metra i gjatë.
Adzy Heist postoi fotot në “Facebook”, duke theksuar se gjarpri fatmirësisht nuk ishte helmues.
Me ngrohjen e motit, gjarpërinjtë kanë nisur të dalin, ndërsa çdo ditë ka dhjetëra emergjenca, pasi këto krijesa depërtojnë edhe në vende familjare.












