• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EDI PALOKA/ Edi Rama nën ethet e drejtësisë, sulmon KLSH-në i bën presion prokurorisë

admin by admin
17 October, 2015
in Politika
0
EDI PALOKA/ Edi Rama nën ethet e drejtësisë, sulmon KLSH-në i bën presion prokurorisë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tani që bomba e CEZ-it ka shpërthyer, Edi Rama është hedhur në sulm për të mbyllur çdo rrugë që të çon te drejtësia.
Kur ne kërkojmë hetim ndërkombëtar sepse në aferën e vjedhjes së 600 milionë eurove janë përfshirë kryeministri, kryetari i parlamentit, pra njerëzit më të pushtetshëm në vend para të cilëve prokuroria jonë zor se do të qëndronte në këmbë, Edi Rama thotë se jemi vend sovran.
Kemi institucionet tona thotë Edi Rama, dhe mbyll kështu një rrugë që të çon te drejtësia.
Kur vjen puna tek institucionet tona, meqë jemi vend sovran, nëse këto institucione guxojnë të bëjnë punën e tyre ato bëhen objekt sulmi skandaloz. Kontrolli i Lartë i Shtetit verifikoi dëmin që Edi Rama ka shkaktuar me marrëveshjen që bëri me firmën çeke, dhe shihni çfarë ndodh. Prej asaj dite KLSH është nën goditje të vazhdueshme prej kryeministrit.
Pse? Sepse edhe kjo rrugë që të çon te drejtësia, dhe duhet mbyllur.
A do të sulmohej KLSH nëse do të mendonte si Edi Rama. Nëse do të mbyllte pazarin e tij, a do të goditej ky institucion. Jo aspak. Ashtu ne do të ishim vend sovran. Por kur KLSH bën detyrën e mbron interesat e vendit, atëherë shpallet armik i popullit.
Letrat janë aty. Provat e faktet janë aty.
600 milionë euro, detyrime të pranuara nga vetë kompania CEZ, që iu falën, dhe më keq, u ndanë me kompaninë çeke nga Edi Rama.
Po nëse do të guxonte një prokuror të bënte detyrën, ta çonte përpara procesin. Është e qartë se çfarë do të ndodhte. Edi Rama do ta shpallte armik të popullit, siç po bën me KLSH-në. Ai po i jep mesazh çdokujt që guxon të bëjë detyrën sipas ligjit, që të heqë dorë.
Nuk do drejtësi Edi Rama për aferën më korruptive të historisë së vendit.
Me çdo kusht nuk do drejtësi.
Të gjithë e kuptojmë qartë pse ndodh kjo, pse Edi Rama gjendet në këtë ditë ku e kanë zënë ethet nga drejtësia.
Sepse është fajtor, është i përfshirë vetë, këmbë e krye.
Po të ishte për damianët e tij, tani që kjo çështje po rëndon shumë, ai do ti kishte hedhur këta zëdhënës të paktit kriminal, si bagazhet e tepërta, e vetë do të shpëtonte.
Madje, me gjasë do bënte dhe burrin e mirë, e do thoshte të bëhet drejtësi.
Por se bën dot, sepse kjo vjedhje e shqiptarëve ka emrin e tij. Kjo megaaferë ka firmën e tij, vulën e tij.
Çdo hetim do ta merrte me vete. Është zullum i madh, është mëkati më i madh financiar që i është bërë vendit. Damianët do flisnin, dhe në rrokullisjen e tyre marrin me vete dhe padronin.
Drejtësia për këtë çështje është fundi i Edi Ramës.
Dhe ai po bën gjithçka për të mbyllur drejtësinë.
Nuk pranon kërkesën e opozitës për hetim ndërkombëtar, ju e dini se nuk e futi sërish në kalendarin e punimeve të Kuvendit.
Për këtë, iu ul edhe një herë në gjunjë Ilir Metës.
Nga dëshpërimi thirri në ndihmë një kopje të damianit, një kopac që çuditi Europën kur tha se CEZ ishte kuçedra që i kishte zënë grykën të ardhmes së vendit, që kishte në dorë statusin e vendit kandidat.
U përgënjeshtrua 3 herë kopaci i Ramës. Nga Republika Ceke dhe nga Bashkimi Europian. Pra nuk ishte çështje statusi e integrimi, ishte pazar.
Tani sulmon KLSH-në.
I bën presion prokurorisë.
Dhe rrëzon kërkesat e opozitës për hetim ndërkombëtar.
Pra po e shpall veten të pahetueshëm.
Edi Rama po na thotë se paska një imunitet ekstra, se nuk bën të ketë dyshime mbi të, dhe nuk bën të ketë drejtësi mbi të. Paska zbuluar kështu se qenka i dërguari i të plotfuqishmit, dhe e di ai se çfarë bën me paratë e shqiptarëve, kujt ia jep, si i ndan. Është puna e tij.
Siç po bën në çdo drejtim, çdo ditë.
Ky spaçator tenderësh, që i vë gishtin fituesit para se të nisin procedurat.
I jep ndërtuesit të sarajeve të tij çdo tender, carapulët e tij marrin të gjitha paratë dhe mundësisht shfaqen me ofertën më të lartë që të mos kursehet asnjë qindarkë.
Këtë po bën në shëndetësi e kudo. Vjedhja e zhvatja është kthyer në epidemi. Ministra që fitojnë me kompanitë e tyre 28 tenderë në 22 muaj. Lamja që merr qindra milionë lekë për një produkt që tashmë ekziston. Ministri tjetër që ruan linjat e drogës. Kontrabanda gëlon.
Dhe në krye, Edi Rama, që nuk do drejtësi.
I druhet drejtësisë si temjanit.
Partia Demokratike nuk do ta lejojë.
Ka një forcë madhore të cilën nuk e urdhëron dot Edi Rama. Është bashkimi i qytetarëve dhe kërkesa për drejtësi. Ky është sovrani që nuk mbyllet dot zyrave me urdhër. Aty do të shkojë çështja, tek sovrani. Paratë do të gjenden, do t’u kthehen qytetarëve, dhe ligji do veprojë me gjithë pushtetin e tij mbi përgjegjësit.

Previous Post

VJEDHJA PA LEZET E ALUIZNIT/ Gafat me referencat e tenderave në turravrapin për të vjedhur

Next Post

Krujë, “polici” rreh policin, arrestohet

admin

admin

Next Post
Krujë, “polici” rreh policin, arrestohet

Krujë, “polici” rreh policin, arrestohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.