Tekniku i Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi ka rrëfyer për mediat italiane historinë e suksesit me Shqipërinë dhe prapaskenat e saj.
De Biazi tregoi se çfarë i pati thënë në të vërtetë kryeministri Rama pas humbjes me Serbinë.
“Pas barazimit me Danimarkën dhe mundjes nga Portugalia e Serbia, më tha se nuk do të na ndiqte më, sepse kishte frikë se mund të na sillte ters”, citoi De Biazi në bisedë me kryeministrin shqiptar Edi Rama.











