Disa organizata joqeveritare rajonale për energjinë, mjedisin dhe klimën zgjodhën Shqipërinë për të demonstruar kundër politikave korruptive në këtë sektor. Nën pyetjen “a është i korruptuar sistemi ynë i energjisë, a është ndotës, a është jo eficent?, nëse po nënshkruaj peticionin”, ata kanë mbledhur mbi 16 mijë firma.

Peticioni i është dorëzuar sot në Tiranë Komisionerit të BE-së për Energji, zotit Miguel Arias Canete gjatë takimit të Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë.
Peticioni rajonal është bazuar në tri kërkesave: rritjen e efiçiencës së energjisë në shtëpi, pastrimin e sistemeve të korruptuara energjetike të rajonit dhe adoptimin dhe përmbushjen e qëllimeve dhe objektivave klimatike të BE-së.












