Foto Ilustruese
Dy vëllezër, janë grindur midis tyre në Shijak. Njëri prej tyre ka bërë denoncim në polic. Mbërritja dhe kontrolli i policisë në banesat e protagonistëve, ka gjetur e bllokuar arsenal armësh të fshehur. Pas kësaj, dy vëllezërit kanë përfunduar sot në prangat e policisë.
Burime të drejtorisë së Policisë së Qarkut të Durrësit, saktësuan se specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, arrestuan në flagrancë, Fatmir Kuçi 54 vjeç, banues në Durrës dhe Luan Kuçi 45 vjeç, banues në Koxhas, Shijak, vëllezër midis tyre.
Të njëjta burime saktësojnë se arrestimi i tyre u bë sepse, një ditë më parë, Fatmir Kuçi ka bërë kallëzim ndaj vëllait të tij, Luan Kuçi, për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij.
Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, specialistët për Krimet ushtruan kontroll në banesën e shtetasit Luan Kuçi, ku iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provave materiale një arsenal armësh.
Ndërkohë edhe nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Fatmir Kuçi, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provave materiale, një tjetër arsenal armësh:
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278/3 Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Fatmir Kuçi dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Dhunë në familje” parashikuar nga nenet 278/3 dhe 130/a të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Luan Kuçi.
Armët e bllokuara në banesën e Luan Kuçit
• një pushkë model 63 e kalibrit 7.62 mm;
• katër karikatorë pushke model 63 me kalibër 7.62 mm me 22 fishekë;
• tre karikatorë automatiku model 56 me kalibër 7.62 mm me 60 fishekë;
• një krehër pistolete pa fishek.
Armët e bllokuara në banesën e Fatmir Kuçit
• një armë gjahu, prodhim Rus;
• një gjerdan brezi me 19 fishek për armë gjahu;
• 13 fishek model 56 kalibër 7.62 mm;
• dy shkopinj gome;
• një tytë pushke e vjetër me shul;
• një radiomarrëse, tip ICOM;
• një palë pranga policie;
• një jelek antiplumb.











