Presidenti i Republikës, Bujar Nishani Gjatë një takimi që zhvilloi sot me studentë të drejtësisë, theksoi rëndësinë që reforma në drejtësi të jetë gjithëpërfshirëse. Dhe që sipas tij për këtë reformë duhet të merret edhe mendimi i botës akademike. Kreu i shtetit tha se ‘reforma në drejtësi është çatia dhe ngrehina e një shtëpie’.
Sipas presidentit Nishani, në sistemin gjyqësor ka gjyqtarë që nuk kanë lidhje me sistemin dhe kanë depërtuar në forma të ndryshme. Presidenti theksoi gjithashtu se në sistem ka edhe prokurorë që nuk bazohen tek oficeri i policisë gjyqësore.












