Një grup refugjatësh në Calais të Francës janë përballur me një surprizë të pa këndshme. Duke u munduar që të hipin në një kamion që do ti çonte drejt Anglisë janë përballur me një ari të Bardhë i cili gjendej në kamionin e piketuar nga ata.
Ariu ishte hipur në kamion për tu dërguar në Parkun Natyral të Yorkshire në Angli ndërkohë emigrantët kanë tentuar të hipin në automjet por janë trembur.
Tre nga emigrantët kanë provuar të hipin në kamion por janë ndaluar nga policia franceze ndërkohë që ariu ka mundur të mbërrijë në vendin e përgatitur për të në Parkun Natyral, në Angli.











