Një operacion i madh antidroge në Gjirokastër, ka sekuestruar rreth 1 ton bimë narkotike, kanabis sativa.
Burime zyrtare të drejtorisë së Policisë së Qarkut ët Gjirokastrës, bëjnë të ditur, se si rezultat i Operacionit të koduar, “Llufa”, i realizuar nga Sektori Kundër Narkotikëve në këtë drejtori, janë sekuestruar mbi 1 ton drogë.
Droga, mësohet se është gjetur në një stan në Llufës në Kurvelesh, në mal. Poseduesit e drogës kanë mundur të largohen në mal por janë identifikuar.
Operacioni vijon, saktësojnë të njëjtat burime.
Ndërkohë mësohet se, në momentin e operacionit, në drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, ndodhet Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako dhe Drejtori i Përgjithshëm për Krimin e Organizuar e Krimet e Rënda Ardian Çipa, të cilët po zhvillojnë takim me krerët e Drejtorisë së policisë lokale.












