Komisariati i Policisë Elbasan, ka arrestuar shtetasin Beqir Kurti, 54 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas, u ndalua nga efektivat e policisë, pasi me anë të mashtrimit, i ka marrë një sasi lekësh dy studentëve me qëllim që do i japë shtëpi me qira shtetasve XH.R vjeç 18, dhe R.P vjeç 19, të dy banues në Tiranë. Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/1 i Kodit Penal.












