Është arrestuar në flagrancë 17 vjeçari më iniciale E.S, banues në Cërrik. Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e Komisariatit të Policisë Elbasan, pasi nga informacionet e marra në rrugë operative dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar, u konstatua se në ambientet e shkollës së mesme “Tomorr Sinani”, ky shtetas, mbante të fshehur në trup dy thika, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga neni 279/2 i Kodit Penal.












