Pensionisti nga Vora, Ahmet Dedej është ekstraduar në Itali pasi akuzohet për “Krime seksuale me një vajzë të mitur nën 14 vjeçe”. Dedej i filmonte abuzimet me të miturit dhe i hidhte në internet,
Ndaj 69-vjeçarit Ahmet Dedej kishte një kërkesë për ekstradim nga gjykata e Salernos në Itali.
I moshuari ka kryer abuzime seksuale me të mitur në Itali dhe i ka filmuar këto abuzime duke i ngarkuar edhe në internet.
Ndaj tij tashmë rëndon akuza e abuzimit seksual me të mitur, prodhim dhe ngarkim në internet të pornografisë me të mitur. Për këto akuza, ai rrezikon mbi 14 vjet burg.












