Tre shqiptarë janë nën akuzë, për masakrimin e një shtetasi portugez, i cili dyshohet se u kishte disa para borxh.Drejtësia Zviceriane i ka akuzuar pasi posedon një video ku ata e rrahin portugezin derisa ai ndërron jetë.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët e identifikuar me emrat Albert, Qëndrim dhe Fifi janë përgjegjës për masakrimin e shtetasin portugez në një klub nate në Lugano. Ata fillimisht e kishin takuar portugezin në klubin e natës dhe më pas e rrahën deri sa ai dha shpirt. As ndërhyrja e policisë nuk e parandaloi dot vrasjen. Prokuroria zvicerane ka në dorë tashmë një video nga kamerat brenda në klubin e natës që tregojnë rrahjen brutale të portugezit nga tre shqiptarët që kishin pasione të përbashkëta, palestrën, makinat dhe kokainën.











