Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku disa zotërinj po debatojnë mbi ndarjen e një 5 mijë lekëshi.
“Të jap kaq, e të marr kaq, po sa më mbeten?”, janë disa nga fjalët që bëhen në bisedë.
“Jeta osh Qejf” ka hedhur këtë video ku thotë se bëhet fjalë për Roskovecin (Fier).
“Zotërinjtë në video kane shitur hekur dhe kanë marrë 43 mijë lekë. Janë dy veta dhe nuk dinë se ti ndajnë lekët sepse kanë marrë dhe gomar me qira. I zoti gomarit do 5 mijë lekë”, shkruan kjo faqe.
Pjesëmarrësit në bisedë i thonë njërit prej zotërinjve që duhet të japë 2 500 lekë, por ai shprehet i indinjuar se në këtë rast do i mbeten 15 mijë lekë, dhe nuk ka çfarë tu çojë fëmijëve. Situata sa është për të qeshur është dhe për të qarë. Pavarësisht ndihmës për ti shpjeguar se i mbeten më shumë para, i mbeten 19 mijë lekë. Zotëria që filmon videon qesh gjatë gjithë situatës, kurse zotërinjtë e 2 500 lekëshit janë ende në dilemë.
Gjithsesi mos të anashkalohet dhe fakti se përpara kanë dhe gota rakie dhe amullia e padijes mund të vijë dhe nga kjo, kurse pala e tretë, ajo që regjistron videon ka përfituar të bëjë publike këtë rast duke i vënë në lojë.












