“Me parimin një anëtar një votë, përmes debateve të hapura në të gjithë vendin, të rinjtë demokratë do të zgjedhin kryetarin e ri të Forumit Rinor”, ka bërë ët ditur kryetari i PD-së. Lulzim Basha.
Duke ftuar ët rinjtë për tu anëtarësuar në PD, Basha bën të ditur se të gjithë anëtarët e FRPD-së, janë të mirëpritur në debatet për zgjedhjen e kryetarit të ri, si edhe të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
“Të gjithë anëtarët e FRPD janë të mirëpritur të marrin pjesë në debate dhe kanë të drejtë vote. Fituesi i shumicës së votave në të gjitha debatet e marra së bashku do të jetë drejtuesi i ri i FRPD. Anëtarësohu deri në 12 nëntor dhe zgjidh me votën tënde kryetarin e ri të FRPD!”, përfundon apelin e tij kreu i PD-së, Lulzim Basha.











