Lideri i opozitës ka shpjeguar sonte në top Story se PD është e hapur për debat dhe se debati që po zhvillohet aktualisht është produkt i lidershipit të ri të PD-së.
Sokol Balla: Ka zëra kritikë brenda partisë tuaj. Genc Ruli flet me tone kritike ndaj lidershipit tuaj duke kritikuar mënyrën sesi po trajton PD rezultatin e zgjedhjeve e 21 Qershorit…duket se ka një përplasje në PD.
Lulzim Basha: Në Partinë Demokratike ka debat më shumë se kurrë më parë në historië e saj dhe kjo nuk është aksidentale, por është produkt i lidershipit tim. Sfida kryesore tek e cila besoj, është liria. Dëshira ime është që kjo të tingëllojë si vlerë kudo ku ka demokratë. Hapja, liria e debatit, mendimit ndryshe, rrahjes së mendimeve, liria për të patur mendimet edhe të kundërta, por brenda kornizës së qëndrimëve të PD.
Sokol Balla: Keni kritika publike për mënyrën si po menaxhoni partinë…
Lulzim Basha: Aty ku shoh vlera të kritikës mësoj dhe marr më të mirën nga kritika, por qëndroj në një taban të fortë vendimesh dhe vizioni se ku do të shkojë PD. Nuk jemi kuturu, unë e di se ku do shkojmë dhe jam i vendosur ta çojmë PD atje.












