Kuvendi i Kosovës ka nisur sërish sot me tensione. Opozita për të dytën herë ka hedhur gaz lotsjellës në sallën e seancave plenare në Kuvendin e Kosovës.
Të gjithë deputetet e Kosovës janë shpërndare, pasi ka qenë e pamundur qëndrimi në ambientet e Kuvendit.
Ky veprim ka detyruar edhe të ndërpritet seanca për disa minuta. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ju ka thënë deputetëve të dalin nga salla dhe ka thirrur mbledhje të kryesisë.

Përpara hyrjes në Kuvend deputetet iu nënshtruan kontrolleve.
Përpara fillimit të seancës plenare në Parlamentin e Kosovës, të gjithë deputetet i janë nënshtruar kontrolli të rrepte nga ana e sigurisë. Këto masa vijnë pas incidenteve që ndodhën javën e kaluar në Kuvend, ku deputetë të VV hodhën gaz lotsjellës në ambientet e brendshme të seancës.
Kontrollit i është nënshtruar edhe ish-lideri i VV, Albin Kurti.
Edhe Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga i është nënshtruar kontrollit derisa hynte në zyrën e saj e cila gjendet në të njëjtën ndërtesë me Kuvendin e Kosovës.
Kontrollit janë duke iu nënshtruar edhe deputetët tjerë, ndërsa gazetarët do të presin edhe për pak kohë
Kosovapress shkruan se Njësia Speciale e Kosovës sot është duke qëndruar në gjendje gatishmërie për shkak të ndonjë proteste të mundshme.











