Persona me aftësi të kufizuar në shqipëri kanë të pa mundura shumë gjëra për shkak të të mungesës së infrastrukturës.
Për të verbërit nuk ka semaforë akustikë, ndërsa në institucione mungojnë rampet.
Kjo ka bërë që edhe në ditën ndërkombëtare të shkopit të bardhë të verbërit të shoqërohen nga të afërm apo kujdestarë ghatë marshimit të tyre.
“Këto janë vetëm fjalë të mbetura në ligj dhe jo të pasqyruara në punë konkrete që ta bëjnë mjedisin më të jetueshëm për personat me aftësi të kufizuara”.
Ermir Kapedani, komisioner i Avokatit të Popullit kërkoi nga bashkia dhe qeveria të ketë në vëmendje këtë kategori për plotësimin e nevojave minimale.
“Vështirësitë e lëvizjes për personat me aftësi të kufizuara këtu në kryeqytet janë të mëdha. Nuk ka të përshtatshme asnjë lloj rruge. Ky është refren i vjetër i përsëritur nga ne që bie gjithmonë në vesh të shurdhër”.
14 tetori është dita e shkopit të bardhë. Qindra persona kanë qenë pjesë e manifestimit në të gjithë Shqipërinë.
Në vendin tonë jetojnë rreth 10 mijë persona të verbër.











