Prokurori i cili ka hetuar ish-ministrin e Transportit, Lulzim Basha, aktualisht kreu i PD-së, për Rrugën E Kombit, Durrës – Morinë, do të hetoj edhe kallëzimin penal të KLSH-së, ndaj ministrit të Energjetikës Damian Gjiknuri.
Burime nga organi qëndro i akuzës, bëjnë të ditur se, prej të hënës ky kallëzim është regjistruar dhe aktualisht po kryhen verifikime nëse ka apo jo element të veprës penale.
Të njëjta burime, shtojnë se kjo dosje është në duart e prokurorit Arben Kraja, i cili ka hetuar edhe ish-ministrin Lulzim Basha.












