Kreu i PD, Lulzim Basha ka takuar sërish sot, Ambasadorin amerikan Donald Lu. Në përfundim të këtij takimi, Basha ka shpjeguar se në qendër të takimeve mes tij dhe diplomatit amerikan, është situata e vështirë në Shqipëri, krimi dhe korrupsioni, duke u ndaluar te çështja e marrëveshjes me CEZ.
Basha ka ripërsëritur që hetimi ndërkombëtar të futet në kalendarin e punimeve të Kuvendit.
“Komunikimi me partnerët tanë është intensive sepse problemet dhe sfidat e Shqipërisë janë të mëdha dhe akute. Kërkojnë një përkrahje të madhe për zgjidhjen e tyre, përkrahje që nuk mungon nga ambasadori Lu dhe qeveria e tij. Këto takimi theksi mbetet i njëjta lufta kundër krimit, korrupsionit, aktualitetet e dhimbshme në këtë rrafsh, por edhe përpjekja e PD për të mos u mjaftuar vetëm me denoncimin e tyre por për të gjetur edhe rrugët e zgjidhjes, vënien para përgjegjësisë e atyre që zhvatin miliona nga qytetarët, ndërkaq njerëzit dergjen në burgje për kuponët tatimorë.
Kjo është një qeveri e dy standardeve që kapet nga KLSH duke vjedhur 600 milionë euro, të vetme përgjigje ka të akuzojë opozitën dhe mediat ndërkombëtare. Me një marrëveshje pa transparencë pa llogari-dhënie, më të madhe aferën. Gjendja është e rëndë.
Çfarë ndodh me qytetarët e një vendi kur nga njëra anë i nënshtrohen një kërbaçi arbitrar selektiv, gjoja në zbatim të ligjit, por nga ana tjetër ata që janë zgjedhur për të shërbyer e shohin veten si padronë.
Ngjarjet po precipitojnë, kjo qeveri është drejt degradimit. Ne jemi të vendosur të bëjmë transparencën e plotë. Pse nuk pranojnë transparencë Rama dhe Meta. Pse nuk e fusin në kalendarin normal të punimeve të parlamentit, kush është arsye që nuk u fut me procedurë të përshpejtuar. Arsyeja është se ata kanë shumë për të fshehur, kanë 600 milionë euro për të fshehur. PD nuk do të reshtë derisa kjo aferë të zbardhet dhe përgjegjësit të dalin para ligjit.
Nuk ka asnjë opsion, ka vetëm demagogji nga Edi Rama. Keni parë ju dokument për këtë opsion? Ne kemi parashtruar dokument zyrtar për hetimin ndërkombëtar. Një pjesë e mazhorancës ka shprehur vullnetin.
Në vend që të përgjigjen për akuzat përgjigjen me kundër akuza.
Raporti i KLSH, dokumentet flasin qartë, afera është e zbardhur edhe nga mediat ndërkombëtare.
Edhe njëherë përsërisë që hetimi ndërkombëtar të futet në Kalendar. Ne do të bëjmë të pamundurën që hetimi i CEZ të futet në kalendarin, por ju siguroj se fjalën e fundit e ka qytetari”, deklaroi Basha në përfundim të takimit me Ambasadorin LU.












