Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sonte në top story të Sokol Ballës se mund të takohet me Edi Ramën. Më tej ai theksoi se cështja e ardhjes në pushtet nuk është mekanizëm koalicionesh por zgjidhje problemesh
Sokol Balla: A do takoheshit me Edi Ramën për të diskutuar dekriminalizimin, reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore?
Lulzim Basha: Në formimin tim nuk jam dhe s’kam qenë asnjëherë kundër takimit për të zgjidhur problemet e njerëzve.
Sokol Balla: Në fillim të këtij sezoni politik keni folur për një pakt, përse bëhet fjalë?
Lulzim Basha: Për dekriminalizimin.
Sokol Balla: Ju nuk jeni kundër informalitetit besoj?
Lulzim Basha: Ç’luftë?! Këtyre u mungojnë 35 mln dollarë në muajin shtator, në muajin e aksionit. Kanë humbur 250 mln dollarë që nga janari e këtej. Kjo është vjedhje dhe nuk është thjeshtë evazion.
Sokol Balla: A do hynit në koalicion me LSI-në?
Lulzim Basha: PD nuk synon pazare për pushtet, por t’u japë një alternativë shqiptarë për të cilën po punojnë për programin, ekipin dhe brenda programit pjesën politike dhe ekonomike.
Sokol Balla: Jeni për tkurrje të numrit të deputetëve në Parlamentin shqiptar?
Lulzim Basha: Unë jam për tkurrjen e deputetëve në Parlamentin shqiptar ku të përfaqësohet çdo shqiptar përmes demokracisë së re pjesëmarrëse.












