Forumit Rinor i Partisë Demokratike ka hyrë në muajin e fushatës zgjedhorë për zgjedhjen e kryetarit të ri në Forumin Rinor Demokratik . Greta Koci nënkryetarja në detyrë e FRPDSH si edhe tre anëtarë të kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salinji, Belind Këlliçi dhe Oriela Nebijaj zëdhënëse aktuale e PD,
janë kandidaturat e para të zyrtarizuara, por edhe emrat më me potencial e më të njohur në Partinë Demokratike.
I pari që shpalli kandidimin e tij për kreun e FRPD, është kreu i Departamentit për të Përndjekurit dhe Pronarët, Belind Këlliçi, një prej emrave të rinj në PD, të afruar nga Basha. Por, ambicie për kryetarin e ri të Forumit ka shprehur edhe një tjetër drejtues departamenti, ai i të Drejtave të Njeriut, Ervin Salianji, i njohur si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryetarit demokrat por dhe nga të rinjtë më aktivë në PD.
Një tjetër kandidaturë nga radhët e kryesisë, është ajo e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Oriela Nebijaj. Të cilëve u shtohet edhe nënkryetarja e FRPD, Greta Koçi, e cila pritet të shpallë shumë shpejt zyrtarisht kandidaturën e saj.












