Kastriot Ismailaj, personi i vënë në qendër të akuzave për çështjen DIA-CEZ, ka mohuar pretendimet e prokurorisë për pasuri të pajustifikuar, lidhur me kërkesën për konfiskimin e pasurisë prej 4.5 milionë euro.
Gjatë seancës së sotme, Ismailaj i pranishëm në seancë ka deklaruar se pasuria e tij është e ligjshme dhe tërësisht e justifikuar.
“Kompania e bllokuar nga prokuroria, për të cilën kërkohet konfiskim nuk i ka krijuar pasuritë brenda vendit, por kanë ardhur nga shoqëri të tjera të miat jashtë vendit. Është gjithçka e bërë në rrugë të ligjshme dhe paratë nuk kanë ardhur me çanta, por në mënyrë ligjore”, ka thënë ai.
Në të njëjtën linjë, edhe avokati mbrojtës ka thënë se çështja nuk duhet të jetë objekt shqyrtimi i Krimeve të Rënda, pasi bëhet fjalë për çështje para vitit 2010.











