Trajneri i përfaqësueses shqiptare të futbollit, Gani De Biasi dëshiron Italianë në grupin e finaleve të Kampionatit Europian 2016 në Francë. Dhe kjo dëshirë, sipas tij ka një arsye të fortë dhe jo sepse ai është italian, por sepse Italia sipas trajnerit të kombëtares kuq e zi është kobëtarja e dytë e shqiptarëve . “ Do të isha i lumtur nëse na bie Italia në grup, pasi do të ishte një ndeshje mes dy kombeve të afërt. Italia është kombëtarja e dytë e shqiptarëve ndaj, edhe nëse nuk kalojmë grupin, shqiptarët do të kenë këtë mbështesin në fazat e tjera”, ka thënë De Biasi për gazetën “La Tribuna di Treviso”. Duke folur për kompeticionin, De Biazi tha se Shqipëria është një skuadër debutuese në Europian, por nuk do ta marrë lehtë këtë turne të rëndësishëm.