Fermerët e Korçës protestojnë përpara kuvendit në Tiranë. Gjatë protestës ka patur edhe përplasje me policinë. Fermerët janë parë me arka me mollë përpara kuvendit dhe i kanë shpërndarë ato për deputetët. Deputetët e opozitës nuk kanë hyrë në ambientet e parlamentit dhe janë në mbrojtje dhe mbështetje të fermerëve nga Korça e Devolli.
”Jemi në mbështetje të fermerëve. Çmimet janë nën kosto. Importi i patateve dhe mollëve vazhdon dhe qeveria s’po merr masa Nuk ka asnjë mundësi ku ti shesin. Është një protest kundër politikave të papërgjegjshme që ka braktisur fermerët dhe po krijon problem të mëdha. Molla e Devollit është një ndër më të mirat, ndërkohë që tregu është plot me mollë nga Maqedonia”, është shprehur deputeti i PD Ridvan Bode.











