Një person është arrestuar sot nga Policia e Tiranës, pas denoncimit të disa qytetarëve në zonën e ish-Bllokut, se personi në fjalë kishte zënë hapësirën midis dy pallateve dhe e përdorte si parking privat.
Ai u arrestua nga Policia menjëherë pas denoncimit të qytetarëve. Këta të fundit kanë thënë se ai u merrte drejtuesve nga 35 deri në 40 mijë lekë në muaj për të parkuar poshtë shtëpive të tyre.
Për të dihet vetëm se quhet Fatmir, por ende nuk dihet identiteti i plotë. Fatmiri, sipas banorëve kishte vite që e kryente këtë punë. Banorët iu drejtuan faqes “Jeta osh qejf” për të kryer denoncimin.
Letra e banorëve
Jemi disa banore shume te shqetesuar te Tiranes, qe prej vitesh e kemi pase dhe e kemi kete problem. Besoj se kete problem nuk e kemi vetem ne ne Tirane, jane te shumte miqte e faqes tuaj qe e vuajne perdite kete. Jemi ankuar qe ne kohe te qeverise se kaluar edhe tani, tek policia e rendit, rrugore apo edhe ne bashki.
Personin ne foto, Fatmir (mbiemrin nuk ia dim), e njofin shume mire edhe policia e rendit edhe ajo bashkiake. Sepse e kane shoqeruar disa here, por ky vazhdon te mos shqetesohet nga prania e shtetit ne Tirane.
Tek rruga Margarita Tutulani, ne njesine bashkiake nr. 5, hapesiren midis dy pallateve, ky e ka bere prone te veten. Jo me letra, por me goje, se ashtu i do qejfi atij. Dhe cdo makine qe futet aty per parkim, i paguan zoterise 30-40 mije leke ne muaj (te vjetra).
Nderkohe, duke mos i mjaftuar kjo, ne rruge vendos tapa, kuti kartoni, etj., ku zapton rrugen e te gjitheve, per te parkuar makinat qe i japin atij leke. Per te gjithe ata qe s’paguajne, perfundimi eshte gjithmone i dhimbshem: Makina gervishtet.












